Fati duket se ka qenë në anën e Einxhelit mbrëmjen e djeshme.
Pasi grumbulloi shumicën e votave nga publiku për të dalë jashtë, duket se eksperienca e saj nuk ndërpritet me kaq.
Në pakon e kafesë turke, Einxhel kishte një biletë e cila siguroi kthimin e saj brenda në shtëpi.
E lumturuar ajo u drejtua për shtëpinë e ‘’BBV’’ për të rinisur lojën e saj.
Shumica prej banorëve e pritën me gëzim rikthimin e saj, veçanërisht partneri i saj Dj Dagz.
Ky i fundit u ndje mjaft keq me largimin e saj, por tashmë ata do të shijojnë të paktën dhe një javë brenda shtëpisë së Big Brother.