Plot 400 kilogramë kokainë janë sekuestruar nga autoritetet e Malit të Zi pasditen e sotme.
Mësohet se droga ishte fshehur në arkat e bananeve ‘Derby’, të cilat vinin nga Ekuadori.
Sipas raportimeve nga mediat vendase, ishin punëtorët e kompanisë së bananeve ata që njoftuan policinë, pasi konstatuan drogën mes arkave.
Sakaq, autoritetet vendase kanë nisur hetimet në lidhje me rastin në fjalë.