SPAK çon për gjykim çështjen ndaj ish-zv.ministres së Brendshme Rovena Voda

0
110

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen ndaj Rovena Voda, ish-zëvendësministrja e Brendshme.

Sipas SPAK, në përfundim të hetimeve paraprake janë mbledhur prova me të cilat provohet se, e pandehura Rovena Voda, në cilësinë e zëvendësministres në Ministrinë e Brendshme, ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga të pandehurat Majlinda Hasani dhe Florida Beu.

“Përfitimet monetare dhe materiale të padrejta në këtë rast janë marrë dhe janë pranuar me qëllim që e pandehura Rovena Voda të ushtronte ndikim të paligjshëm tek persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar në mënyrë të padrejtë të pandehurën Florida Beu, në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Rovena Voda u largua nga detyra më 29 korrik 2021 ndërsa e mbante atë detyrë që prej 22 majit të vitit 2017. Gjatë kësaj detyre, ajo ka qenë njëkohësisht drejtuese e Task Forcës Qendrore kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here