Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, në një intervistë në Syri Tv, komentoi ecurinë e reformës në drejtësi.
Vasili thekson se Reforma në Drejtësi është e kapur, duke shtuar se kjo drejtësi e re vepron me regji në emër të politikës.
“Drejtësia në vend është e kapur dhe vepron në emër të politikës. Gjykata Kushtetuese ka qenë një institucion, që ka numëruar shumë vendime që gëzonte reputacion të mirë dhe që u shkatërrua. Prokuroria e Krimeve të Rënda ishte histori suksesi dhe nuk ka krahasim me SPAK-un sot. Kishte kurajo për t’u përballur me krimin. Gjykatat ende vuajnë pa gjykata. Kemi çështje të mëdha që ulërijnë dhe nuk po bëhet asgjë.
Krimi zgjedhor e dosjet e famshme nuk janë hetuar ashtu siç duhet, janë konstatime të Europës e botës e nuk lëviz gishti. Ajo pjesë drejtësie që ishte problematike, është bërë sot edhë më problematike. Janë dhënë 70 milionë euro nga BE për reformën në drejtësi e duket se po shkon në dështim. Jo të gjithë ndërkombëtarët janë në bllok për të mbështetur këtë reformë. Humbëm gjithçka që funksiononte në drejtësi”, deklaroi Vasili.