Bora Zemani ‘rrëzon’ nga froni Luana Vjollcën, moderatorja shpallet ‘Mbretëresha’ e rrjeteve sociale

0
219

Moderatorja Bora Zemani, e cila sapo ka mbushur 30 vjeç, duket se ka “rrëzuar” nga froni i “Mbretëreshës së Instagramit” moderatoren e njohur Luana Vjollca, e cila edhe pse ka 2 milionë ndjekës në Instagram nuk ka shikueshmërinë dhe interaktivitetin që Bora Zemani me 1 milionë ndjekës ka aktualisht.

Këtë e pohon eksperti i marketingut digjital, Arnold Zoto, në një intervistë për “Ditë e Re”.

Zoto zbulon se momentalisht, mbretëresha e Instagramit është Bora Zemani, ndërsa Noizy është mbreti.

Ai thotë se suksesi në Instagram nuk matet më nga numri i ndjekësve dhe pëlqimet që merr një personazh, por matet nga “engagments”, pra se sa aktivë janë ndjekësit në profilin e një personazhi.

Arnold Zoto: Mbretëresha e Instagramit për momentin është Bora Zemani. Noizy është mbreti. Kanë shumë shikueshmëri, janë 2 me të fuqishmit në Instagram. Në 2022 nuk do jenë në fokus numri i  likes (pëlqimeve)  dhe numri i followrsave por rëndësi ka engagments, angazhimi që kanë të tjerët në faqen tuaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here