‘Kulla me 21 kate pa leje’/ Malltezi zbulon zyrat e pronarëve të inceneratorëve: Parmbrëmë këtu u pa Arben Ahmetaj

0
908

Te një kullë me 21 kate pa leje në zonën e ish-bllokut në Tiranë, ku janë shtuar edhe 5 kate të tjera, ndodhen zyrat e pronarëve të inceneratorëve. 

Kështu shprehet anëtari i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi, duke shtuar se dy prej tyre (Klodian Zoto dhe Stela Gugallja) janë në kërkim ‘në drejtim të paditur’ nga policia, jo për grup të strukturuar kriminal dhe aferën 430 mln euro, por për një akuzë të sfumuar, për dhënie ryshfeti Lefter Kokës.

Gjithashtu, Malltezi thotë se dy ditë më parë në këtë godinë është parë të hynte zv/kryeministri Arben Ahmetaj.

“Nuk dihet nëse po i çonte ushqim të ngujuarve apo mbyll pazaret e radhës pasi sado vjedhje e rëndë dhe korrupsion ashiqare të jetë me inceneratorët, Rama-Ahmetaj-Agaçi-Veliaj-Bllako (dhe gjithë 90% të mediave që blenë me paratë publike që përlanë) na garantuan se do vijojnë pagesat qindra miliona euroshe për inceneratorët!”, shkruan Malltezi në Facebook.

Postimi
Tek kjo ndertesa (21 kate pa leje por tani me leje per shtese 5 kate mbi 21 kateshin pa leje) kanë zyrat Mirel Mertiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto. Siç dihet këta dy të fundit janë në kërkim ‘në drejtimin e paditur’ nga policia por jo për krijim grupi të strukturuar kriminal për vjedhjen e 430 milionë € duke shpikur mafien e plehrave, por për ryshfete të paligjshme të dhëna Lefter Kokës që i mashtruan si për shpenzime ndërtimi. Tek kjo ndërtesa u pa parmbrëmë Miku i ngushtë i Mirel Mërtirit, Arben Ahmetaj. Nuk dihet nëse po i çonte ushqim të ngujuarve apo mbyll pazaret e radhës pasi sado vjedhje e rëndë dhe korrupsion ashiqare të jetë me inceneratorët, Rama-Ahmetaj-Agaçi-Veliaj-Bllako (dhe gjithë 90% të mediave që blenë me paratë publike që përlanë) na garantuan se do vijojnë pagesat qindra miliona euroshe për inceneratorët! Meqë ra fjala, si njeri nëse kuklla e Soros ka deklaruar ndonjë fjali të vetme për vjedhjen e 430 milionë € me këta që regjistrojnë kompani guacka, falsifikojnë kinse eksperienca dhe blejnë heshtjen e 90% të mediave me paratë që vjedhin? Apo ç’e deshe?
“Fajin e ka Saliu!” ?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here