Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar përmes një postimi në Facebook, lidhur me arrestimin e një dite më parë të 51-vjecarit, Renato Hajmeli, i cili u arrestua në Rinas ndërsa ishte nisur nga SHBA me një armë në valixhe, sipas njoftimit të policisë.
Postimi i plotë:
Renato Hajmeli, ishte nisur ne daten 12 janar nga Teksasi ne drejtim te Britanise se Madhe. Ka bere tranzitin ne Luton Airport te Londres dhe ne mengjesin e dates 13 janar, ka fluturuar drejt Tiranes.
Ne fakt duket e habiteshme sesi ka kaluar pa u zbuluar, kontrollin e aeroportit ne Teksas, pastaj ne Luton te Londres dhe ne fund ne Rinas.
Pistoleta e markes COLT, e kalibrit 45, bashke me 125 fisheket e saj, jane vendosur ne valixhe dhe kane kaluar ne bagazh te avionit qe ne Teksas.
Hajmeli e ka kaluar pa probleme ne te treja aeroportet, pistoleten dhe fisheket.
Ai u ndalua rastesisht ne vijen e dyte te kontrollit ne Rinas, pasi kishte marre valixhen nga terminali i bagazheve dhe per pak metra do te largohej qetesisht nga aeroporti.
Gjate kontrollit fizik te valixhes u zbulua pistoleta dhe fisheket.
Pistoleta COLT, e calibrit 45 mm, eshte arma e brezit legjende, qe nga viti 1911, kur u fut ne perdorim nga oficeret e Ushtrise Amerikane.
Edhe pse ka vetem 7 fisheke ne karikator, eshte nje pistolete e rende ne dore per shkak te permasave dhe materialit qe eshte ndertuar, pistoleta COLT mbetet pistoleta me nje preçizion perfekt, me e sigurt ne perdorim dhe me e mira arme e lehte per me shume se nje shekull.
Mesa duket keto parametra te armes legjende ne SHBA, e kane joshur Hajmelin te tentoje futjen e saj ne Shqiperi.
Renato Hajmeli ka lindur ne Tirane, ai zoteron edhe pasaporte italiane, nderkohe qe ka leje qendrimi ne Shtetet e Bashkuara…
Policia po heton mbi motivin, pse Hajmeli ka udhetuar i armatosur nga SHBA drejt Tiranes, dhe ku do ta dergonte pistoleten.
Policia e Shtetit deklaroi se:
Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i shtimit të kontrolleve, në hyrje dhe në dalje, më qëllim kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që mbajnë sende të kundërligjshme me vete, kanë kaluar për kontroll më të imtësishëm, valixhen e 51 vjeçarit, i cili ishte nisur nga SHBA për në Shqipëri.
Gjate kontrollit ne valixhe, u gjeten nje pistolet model COLT dhe 125 fisheke.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Armëmbatja pa leje”.
Ne foton e pare, pistoleta model COLT dhe 125 fisheket e kapur ne Rinas.
Ne fotot, 2, 3 dhe 4, eshte 51 vjeçari Hajmeli.