Projekti 1.4 milion euro te PD, Ervin Goci: Komisioni i Rithemelimit ta çojë në SPAK

0
118

Pedagogu Ervin Goci ka reaguar me anë të një postimi në rrjetete sociale në lidhje me projektin prej 1.4 milion euro të ‘Four Freedoms, i cili pritet të zbatohet pikërisht aty ku ndodhet sot selia e partisë Demokratike.

Goci thotë se Komisioni i Rithemelimit në PD duhet ta çojë në SPAK këtë projekt, që sipas tij është një projekt korruptib dhe një skemë financiare e konceptuar në bashkëpunim, ku të dyshuar kryesorë janë ish-drejtues të PD, por edhe Bashkia e Tiranës që e ka pranuar një projekt të tillë, pas pasur asnjë hapësië reale administrative dhe ligjore për ta shqyrtuar një projekt të tillë.

Postimi i plotë e Ervin Gocit:

Komisioni i Rithemelimit te Partise Demokratike, duhet te çoje ne SPAK, projektin e 1.4 miljon euro “Four Freedoms”, si projekt korruptiv, dhe nje skeme financiare e konceptuar ne bashkepunim, ku te dyshuar kryesore jane ish-drejtues te Partise Demokratike, Bashkia Tirane qe ka pranuar nje projekt pa patur asnje hapesire reale administrative dhe ligjore per ta shqyrtuar nje projekt te tille, ata qe e kane financuar kete projekt pa patur asnje garanci – te pakten te ditur nga publiku qe projekti do mund te realizohej, dhe kryeministrin Rama qe eshte garanti per ndryshimin e destinacionit te prones apo te nderteses, dhe firmosesi perfundimtar i lejes. Kete, Komisioni e ka detyrim ndaj demokrateve dhe interesit publik, sepse ne loje eshte nje prone e shtetit dhe e qyterareve shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here