EMRAT/ Laborator droge në një fshat në Shkodër, tetë të arrestuar, mes tyre pesë punonjës të OSHEE

0
224

Policia e Shkodrës ka dhënë detajet e reja nga operacioni i koduar “Bërdica”, ku u zbulua një banesë që ishte përshtatur për kultivim të kanabisit, me anë të ngrohjes me llamba.

Në këtë operacion u arrestuan tetë shtetas, pesë prej të cilëve janë punonjës të OSHEE-së.

Ndërsa në kërkim u shpall pronari i banesës dhe njëri nga bashkëpunëtorët e tij.

“Sekuestrohen 1200 fidanë narkotikë të kultivuar në vazo, 730 bimë të dyshuara cannabis sativa, 64 llamba elektrike, 64 impiante kondicionerësh për pastrim ajri dhe 40 stabilizatorë elektrikë.

Gjithashtu është sekuestruar edhe një armë zjarri, fishekë luftarakë, një automjet dhe 4 celularë”, tha policia.

Të arrestuar gjatë operacionit policor “Bërdica”

Tafil Brahimi, Izmir Sakicaj, Endrit Mehaj

Janë shpallur në kërkim pronari i baneses Arben Haxhia dhe Ergys Nikshiqi bashkëpuntor i tij.

Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasve Indrit Taraboshi,. Pavlin Çarri., Agron Hoxha., Hektor Lami., Bledar Ahmeti dhe ndiqet në gjendje të lirë Ramir Haderi

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohen 1200 fidanë narkotikë të kultivuar në vazo, 730 bimë të dyshuara cannabis sativa, 64 llamba elektrike, 64 impiante kondicionerësh për pastrim ajri dhe 40 stabilizatorë elektrikë. Gjithashtu është sekuestruar edhe një armë zjarri, fishekë luftarakë, një automjet dhe 4 celularë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcat Operacionale dhe “Shqiponjat” e DVP Shkodër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas kishin përshtatur katin e dytë të një banese trekatëshe në fshatin Bërdicë, për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bërdica”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit: E. M., 38 vjeç, T. B., 27 vjeç, I. S., 20 vjeç, banues në Shkodër dhe u shpallën në kërkim A. H. dhe E. N.

Gjithashtu u ndaluan edhe 5 punonjës të OSHEE-së, shtetasit: I. T., 38 vjeç, shef ekipi pranë OSHEE-së, P. Ç., 58 vjeç, shef teknike pranë OSHEE-së, A. H. 61 vjeç, elektricist pranë OSHEE-së , H. L., 45 vjeç, elektricist pranë OSHEE-së, B. A., 43 vjeç, lexues i OSHEE-së në zonën e Berdicës, si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. H., 35 vjeç, koordinatori i zonës së shpërndarjes pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, në zonën që ata kishin në monitorim.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi A. H., pronari i banesës, në bashkëpunim me shtetasit E. N. dhe E. M., kishin përshtatur banesën për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave.

Shtetasit e arrestuar T. B., I. S. dhe E. M., në momentin që është zhvilluar operacioni ndodheshin në ambientet e banesës që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Nga kontrolli i magazinave dhe banesave u sekuestruan 1200 fidanë narkotikë të kultivuar në vazo, 730 bimë të dyshuara cannabis sativa, 64 llamba elektrike, 64 impiante kondicionerësh për pastrim ajri, 40 stabilizatorë elektrik, një armë zjarri, fishekë luftarakë, një automjet dhe 4 celularë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëmbajtja pa leje”, “Fshehja e të ardhurave”, ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here