Kriza ekonomike/ Në këtë vend njerëzit presin 12 orë në radhë për të blerë ushqimet bazë

0
130

Kriza ekonomike e Kubës është përkeqësuar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kjo ka sjellë situatën që banorët e shtetit komunist duhet të presin 12 orë në radhë për ushqimet bazë.

Sipas “Daily Mail”, kubanezët janë mësuar me kufizime të ndryshme gjatë sundimit 60-vjeçar të regjimit, sepse shpesh nuk kishin akses në gjërat elementare si uji i pijshëm apo tualetet. Por pandemia i ka bërë gjërat edhe më keq.

“Kam kaluar pothuajse gjithë natën këtu për të blerë diçka. Nuk është e lehtë. Është një problem i madh të blesh diçka për të ngrënë”, deklaroi Edelvis Miranda, e cila u gjet nga gazetarët para një supermarketi ku ajo kaloi 11 orë duke pritur. Ajo thotë se nuk i vjen keq për pritjen sepse ka arritur të gjejë dy litra vaj, dy pako pulë, pak mish të grirë dhe detergjent. Megjithatë, ajo do të duhet të rreshtohet sërish në radhe për nesër.

Kuba ka një normë rekord inflacioni prej 70 për qind në vitin 2021. Ekonomia filloi të rimëkëmbet pak në vitin 2020, por tani po zhytet sërish në kaos. Mungesa e ushqimeve bazë është shkaktuar nga pandemia dhe një reduktim drastik i importeve në një vend me më shumë se 11 milionë banorë dhe kriza e re është tashmë më e rënda në tre dekadat e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here