Nuk ndalet Spiropali: Opozita jonë është Edi Rama, ai është durimtar

0
182

Në 30-vjetorin e FRESSH, Partia Socialiste po mban një event në ambientet e Amfiteatrit të Liqenit të Tiranës, ku fjalën hapëse e ka mbajtur Elisa Spiropali.

Nga foltorja ajo deklaroi se Edi Rama është qeveria, por edhe opozita e vendit.

“Jemi krenarë që nuk jemi si ata, ne nuk i kalojmë caqet e komunikimit, ne nuk fyejmë, nuk ofendojmë, nuk godasim me çfarë të na vijë për dorë, ne armë kemi forcën e argumentit, ne nuk e vëmë partinë mbi Shqipërinë.

Opozita e vërtetë e jona nuk janë ata mjeranë, por jeni ju të rinjtë. PS ka fituar garën me kundërshtarët, por kemi humbur garën me ambicien tonë. Gara jonë është vetëm me ëndrrën tuaj, opozita jonë jeni ju dhe kryeminsitri Edi Rama. Më krenari, por edhe më kritiku. Ne jemi opozita e vetes, është misioni ynë që të thërrasim rreth vetes çdo shqiptar, që më shumë se flamurin e partisë, duan flamurin e Shqipërisë.

Ne do t’ia shtrijmë dorën çdo qytetari, askush nuk duhet ta ndjejë veten të përjashtuar nga proceset politike dhe ekonomike të këtij vendi. Ne duhet të punojmë për ëndrrën tuaj.

Ne kemi një kryeministër durimtar. Politika është arena e ëndrrave dhe vizionit, vullnetit të përbashkët për të ndryshuar vendin tonë,” tha Spiropali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here