Ndërsa demokratët e Fierit janë në vitin e 12 të tyre në opozitë, i emëruari i deputetit Lulzim Basha si kryetar partie në këtë qytet, i dënuarit për vjedhje në Itali, Agron Kapllanaj, po shijon miliona eurot që merr nga tenderat e Edi Ramës.
Shoqëria ‘Shkëlqimi 07’, që është nën emrin e Shkëlqim Kapllanaj, vëllai i Agron Kapllanaj ka marrë dhjetëra tendera me miliona euro nga qeveria e Edi Ramës.
Denoncimi për tenderat e ‘Shkëlqimi 07’, janë bërë nga mediat në kohë të ndryshme./
Sipas denoncimit firma ‘Shkëlqimi 07’; merr më shumë se mbi 6 milionë euro në vit nga ‘Rilindja’.
E krijuar në vitin 2007, duke përthithur më 2014-ën edhe firmën tjetër ‘Shkëlqimi shpk’, ajo u regjistrua me emrin e vëllait të tij, Shkëlqim Kapllanaj, për arsye se në atë vit e deri më 30 qershor 2019, pronari faktik, Agron Kapllanaj, ishte kryetar i Komunës Qendër Mallakastër dhe kryebashkiak i Ballshit.
Sipas të dhënave të QKB dhe Thesarit të Shtetit, rezulton se nga muaji nëntor 2013 e deri më 31 dhjetor 2020, firma me pronar ‘blu’ e me pazare ‘mavi’, ka marrë afro 32 milionë Euro tendera, disa në ortakëri me oligarkë, e disa me ministra dhe kryebashkiakë të qeverisë.
Bie në sy, fakti se firma ‘Shkëlqimi 07’, afro 80% të tenderëve i ka marrë në bashkitë dhe entet publike, të zonës Vlorë-Fier-Lushnjë-Berat, ku duket sikur e ka ‘zonë autonome tenderësh’.
Faktikisht, pazaret e tenderëve me kryebashkiakun e Vlorës, Fierit, Roskovocit, Patosit, Beratit, Lushnjes e madje dhe me pasardhësin e tij në Ballsh, i bënë vetë ish-kryebashkiaku Agron Kapllanaj, ndërsa letrat i firmos vëllai i tij, që ka emrin në QKB.
Zëra dhe prova të shumta, tregojnë se Enkelejd Alibeaj është personi i ‘kontaktit konfidencial’, me shefat e qeverisë në zona dhe qendër; që bën ‘politikën menaxheriale’ për tenderët në favor të firmës ‘Shkëlqimi 07’.
Më poshtë është vetëm faqja e parë e parave që ka dhënë shteti për ‘Shkëlqim 07’./Syri.net