Jo vetëm punonjës të bashkive socialiste të Fierit, por edhe anëtarë të FRESSH-it kanë qenë të pranishëm në takimin e deputetit Lulzim Basha, të mbajtur në një sallë në teatrin ‘Bylis’.
Pas denoncimit se në takimin e deputetit Basha kanë qenë punonjës nga bashkitë, Fier, Lushnje, Patos dhe Roskovec, ka ardhur një tjetër fakt në redaksinë e SYRI.net.
Në takimin e Bashës ka pasur me shumicë edhe të rinj fresshistë të thirrur ‘nën armë’ nga drejtuesit socialistë të Fierit, pasi nuk donin që të dështonte takimi i njeriut që i mban në pushtet.
‘Personi ne foto quhet Gerti Behari anetar i FRESSH Fier.
Ketu jane ne takimin e Bashes ne Fier te Teatri Bylis’, shkruan denoncuesi i cili sjell edhe një fotot e të riut fierak.