Ditën e nesërme presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë vendin tonë, ku do të inagurojë bashkë me Ramën 500 banesat e ndërtuara nga Turqia pas tërmet te 26 nëntorit 2019.
Po pse Erdogan zgjodhi 17 Janarin?
17 Janari përkon me ditën e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, i cili luftoi për më shumë se 25 vite kundër Osmanëve dhe u bë një portë e fuqishme që pushtuesit aziatikë të mos avanconin në Europë.
Pas tërmetit të vitit 2019, Turqia doli garante për të ndërtuar 500 banesa dhe zgjodhi Lacin si zonën ku do të bënte investimin e saj. Në zgjedhje që nga historia, zona nuk është shumë pozitive për paraardhësit e Erdogan, ku ushtritë osmane me 80 mijë ushtarë përballë ushtrisë të Skënderbeut me 20 mijë të tillë pësuan një disfatë të rëndë.
Por kjo zonë nuk u zgjodh vetëm për historinë por edhe për besimin fetar që kjo zonë praktikon, atë të krishterë katolikë. Erdogan vendosi si kusht për ndërtimin e 500 banesave, të përfshihej edhe një xhami por kjo gjë u kundërshtua nga banorët e zonës dhe solli zvarritjen e ndërtimeve.