Vizita e stome e presidentit turk në Shqipëri, Recep Tajip Erdogan ka ndryshuar gjithë rrjedhën e qarkullimit normal të mjeteve në vendin tonë.
Kjo ka bërë që shumë qytetar të hasin në vështirësi në qarkullimin e tyre në disa rrugë të kryeqytetit ku ka qenë edhe policia e stacionuar për të ndaluar trafikun.
Mes këtyre qytetarëve të acaruar, ka qenë edhe aktori i humorit, Albano Bogdo, i cili ka dalë nga makina dhe duke bërtitur i ka kërkuar efektivët të Policisë që t’i hapte rrugën që të kalonte.
“O legjendë, pse bën sikur nuk dëgjon?! Hape rrugën të kalojnë makinat. Ju *** mu në Erdogan. Hapni pra rrugën që të kalojnë makinat,” – dëgjohet të thotë aktori në një video të siguruar nga Dosja.al