Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në këtë seancë parlamentare, ku kryetari i grupit të PS, Taluant Balla, ndërhyri në diskutimin që po zhvillet mes deputetëve të PD-së në kuvend, duke marë në këtë mënyrë rolin e Lulzim Bashës.
Njësoj si Basha, Balla tha se është dakort me largimin e deputetëve të PD-së dhe theksoi se historikisht ka pasur largime.
Balla: Unë mbështes qëndrimit tuaj. Kryetari i Kuvendit ka detyrë të njoftojë seancën e sipërmarrjen në Kuvend. E para të kujtojmë që në këtë sallë janë njoftuar vendime për përjashtime historikisht.
Unë jam besimplotë se brenda grupit parlamentar të PD ka një rregullore. Nuk ekziston koncepti i pezullimit. O je në një grup parlamentar ose nuk je. Në këtë këndvështrim, unë them që seanca të vijojë.