Kosova do të ketë në Muajin Mars dy përballje luksi ku pas ndeshjes me Anglinë që u zyrtarizua për në datën 26 Mars, tani dardanët kanë njoftuar një tjetër përballje.
Siç njoftoi federate e Kosovës, Muriqi, Rashica e të tjerë do të përballen me Zvicrën në Zyrih më 29 Mars në një duel shumë të veçantë. Për herë të parë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqirit do të luajnë për herë të parë me ekipin e tyre të vendlindjes por edhe anasjelltas do të ketë shumë lojtarë të Kosovës që më parë kanë përfaqësuar Zvicrën e të rinjve do të luajnë ndaj ish përfaqësueses së tyre.
Në fakt, përpara se të vijë radha e këtyre miqësoreve, Kosova ka një mision më të rëndësishëm, atë të trajnerit të ri të përfaqësueses.
Largimi i Bernard Challandes ka lënë një boshllëk të madh te Kosova teksa për momentin në krye të ekipit është Primoz Gliha por slloveni nuk është zgjedhja e parë për Federatën ndaj dhe priten të reja lidhur me emrin e trajnerit të Kosovës.