SPAK bastis zyrat e firmës “Vëllezërit Hysa” në Elbasan, sekuestrohen dokumentet

0
241

Policia e Elbasanit ka bastisur disa ditë më parë zyrat e firmës “Vëllezërit Hysa”, e cila merret me ndërtimin e rrugëve. Kontrolli është bërë me urdhër të SPAK për shkak të një hetimi që ka nisur ndaj kësaj firme.

Kjo firmë është hetuar edhe më parë për disa ndërtime të mëdha në vend, ndërkohë administratori i kësaj firme ka qenë edhe i arrestuar kohë më parë, pasi akuzohej për abuzim me investimin e kryer në rrugën Elbasan-Gjinar.

Asokohe Prokuroria e Elbasanit sipas ABC News.al zbuloi se kompania nuk kishte kryer punime në aksin rrugor “Elbasan-Gjinar”, për të cilën ishte angazhuar si nënkontraktor. Në zyrat e firmës janë sekuestruar një serë dokumentesh që kanë të bëjnë me investime që kapin shifrën e miliona eurove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here