“Edhe ushqimin ia kontrolluan para se ta hante”, Artan Hoxha: Mbrojtja personale e Erdoganit në Shqipëri u bë nga…

0
122

Gazetari Artan Hoxha zbuloi detaje për protokollin e sigurisë që Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kishte gjatë vizitës së tij në vendin tonë.

Sipas gazetarit, “ushqimi që konsumoi Erdogani në katin e parë në kryeministri, diku rreth orës 15:40, u kontrollua dhe u miratua nga truprojat turke përpara se të servirej”.

“Mbrojtja e afërt e Erdoganit u bë nga garda presidenciale turke dhe nga rojet e tij, është protokoll kudo që ai lëviz.

Madje dhe makina që ai lëvizte Erdogani ishte sjell nga Turqia, nuk ishte makinë e jona e blinduar që përdor shteti shqiptar, pra mbrojtja personale e Erdoganit u bë nga trupat turke, garda dhe policia jonë kanë mbrojtur vetëm në distancë aktivitetet që janë zhvilluar dhe lëvizjet gjatë qarkullimit të eskortës.

Madje dhe ushqimi që konsumoi Erdogani në katin e parë në kryeministri, diku rreth orës 15:40, u kontrollua dhe u miratua nga truprojat turke përpara se të servirej.

Nga Turqia kishte ardhur garda presidenciale, njësia speciale që ruan Erdoganin dhe personeli i shërbimeve sekrete turke. Pra siguria e Erdoganit është mbuluar 100% nga trupat turke gjatë vizitës në Tiranë”, ishte mesazhi i gazetarit për emisionin Opinion.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here