Sekuestrimi i kantinës së pijeve alkoolike, Apeli vendos pas kërkesës së Lefter Kokës

0
171

Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka miratuar shkallën e parë duke lënë nën sekuestro kantinën e pijeve alkoolike Gjergj Kastrioti, në pronësi të ish ministrit Lefter Koka, sekuestruar pas arrestimit të tij.

Togat e zeza të apelit të Posaçëm kanë rrëzuar kërkesën e Kokës duke lënë në fuqi kërkesën e SPAK për sekuestron e kantinës. Kujtojmë se më 14 dhjetor SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan.

Prokuroria e Posaçme akuzon ish ministrin e mjedisit për tre akuza. Ndaj tij rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”. Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.

Sipas SPAK Koka akuzohet se ka përfituar rryshfet në vlerën e 3.7 milion eurove nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here