Arjola Demiri është një nga personazhet më të komentuar të momentit.
Që kur u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”, ajo ka treguar shumë histori nga jeta e saj.
Së fundmi, Arjola i ka rrëfyer Einxhelit paragjykimet me të cilat është hasur për shkak të profesionit të saj.
Ajo i ka treguar se një puthje me aktorin e njohur, Bujar Asqeriu kishte shkaktuar debat në familjen e saj.
“Bëra filmin ‘Njerka’ dhe puthesha me Bujar Asqeriun. Shkalloi farefisi. Edhe mami më thoshte: Ça faji kam unë… Ne jemi shumë të lidhur. I thashë mamit se ky është profesion, ka edhe më keq”, është shprehur ndër të tjera aktorja.