Përplasjet te “5 Maji”, reagon Meta: Të tronditur nga sjellja brutale dhe e dhunshme ndaj familjeve, të garantohet strehimi i përkohshëm i banorëve

0
84

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për protestat e zhvilluara ditën e sotme në zonën e “5 majit” si dhe tensionet mes policisë dhe qytetarëve.

Në një prononcim për mediat, Meta shprehet se skena të tilla të dhunshme nuk nderojnë as institucionet dhe as qeverinë.

Sipas tij, konfliktet zgjidhen vetëm dialog dhe në respekt të ligjit dhe dinjitetit të qytetarëve.

“Atëherë dola këtu me kërkesën tuaj edhe pse nuk keni qenë të ftuarit e mi sot, në kuptimin e të lajmëruarit për arsye sepse mendova t’ja kushtoja vëmendjen kolegut tuaj, zotit Fevziu, sot në mbrëmje.

Por meqenëse kishit ardhur të paftuar, shumë mirë keni bërë, nuk mund të mos dilja përpara jush. Përpara se të kaloj në çështjen që keni më merak. Kam një shqetësim tjetër, vendi është tronditur nga pamjet e sjelljes së dhunshme.

Nuk janë pamje për herë të parë dhe të cilat nuk nderojnë as autoritetet shtetërore bashkiake dhe agjencitë ligjzbatuese, çështje dhe konflikte të tilla duhet të zgjidhen me dialog dhe duke respektuar ligjin dhe dinjitetin e qytetarëve.

Aq më tepër në kulmin e dimrit. Në këtë rast i bëj thirrje institucionit të Avokatit të Popullit që të njihet me të gjitha veprimet që janë kryer dhe me veprimet e mundshme dhe të ndajë shqetësimet e tij dhe institucionet shtetërore” – tha Meta.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here