Video! Paguhet nga taksat tona, por shihni me çfar fjalori ofendon polici qytetarin që mbron shtëpinë e tij

0
147

 

Ndërsa polici iu drejtua me fjalët: “Rrini urtë aty, nuk po të gjuan njeri, pederast”, dhe më pas i kërkon kolegut të tij: “Lëri aty derisa të qetësohen, kur të qetësohet e çojmë tek vendi.”

Policia dhe banorët e lagjes “5 Maji” janë përplasur gjatë aksionit të IMT-së për shembjen e banesave të tyre, që preken nga projekti i rindërtimit. Efektivët kanë shoqëruar në furgon disa nga qytetarët që kanë shfaqur rezistencë.

Gjatë debatit mes policëve dhe banorëve të shoqëruar, një prej efektivëve ka përdorur fjalë ofenduese duke quajtur “pederast” qytetarin, pasi ky i fundi i kërkoi që të mos e godasë. “Mos gjuaj, ku je këtu”, i thotë qytetari efektivit, i cili e fut me forcë në furgon.

Ndërsa polici iu drejtua me fjalët: “Rrini urtë aty, nuk po të gjuan njeri, pederast”, dhe më pas i kërkon kolegut të tij: “Lëri aty derisa të qetësohen, kur të qetësohet e çojmë tek vendi.”

 

 

“Kujtoni se jeni dikushi”, i kthehet një qytetar tjetër brenda në furgon policit. Ndërsa kolegu i këtij të fundit i drejtohet banorit: “Do rrini rehat aty, o burrë i dheut. Po lëre o vëlla tani”. Në sfond dëgjohet vajza e një prej qytetarëve që përpiqet të komunikojë me të atin dhe thotë: “O babi! Qetësohu o babi”.

© SYRI.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here