Instituti i Gjeoshkencave: Nesër stuhi e shtrëngata në Tiranë e Dibër

0
151

Instituti i Gjeoshkencave njofton se duke nisur nga sot pasdite, edhe gjatë ditës së nesërme do të ketë reshje intensive shiu në Qarqet Dibër dhe Tiranë, ndërkohë që, në Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës dhe Elbasan reshjet do të jenë të një intensiteti më të ulët.

Ndërkohë, në verilindje të vendit pritet të ketë prezencë të shtuar të reshjeve të dëborës, kryesisht në lartësinë 500 metra mbi nivelin e detit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, më shumë informacion mund të gjejmë duke klikuar KËTU!

Njoftimi i Institutit të Gjeoshkencave:

RESHJET

Sot pasdite (e enjte dt.20) dhe nesër (e premte dt.21) priten reshje lokalisht intensive në qarqet Dibër dhe Tiranë, mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës dhe Elbasan, lokalisht mesatare në Qarkun Korçë dhe reshje të dobëta në qarqet e tjerë.

Në verilindje të vendit, reshjet pritet të jenë edhe në formën e dëborës në lartësinë 500m mbi nivelin e detit.

TEMPERATURAT

Nesër (e premte dt.21) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 10 °C

në vendet e ulëta: 5 / 8 °C

në vendet malore: 0 / 4 °C

ERA

Sot pasdite (e enjte dt.20) dhe nesër (e premte dt.21) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare dhe në zonat malore e fortë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here