I ftuar në RTV Ora gazetari Enton Abilekaj u shpreh se zgjedhjet e 6 marsit nuk janë të vlefshme për qytetarët, por janë të vlefshme për PD-në.
Ai tha se këto zgjedhje do të qartësojnë se nga anon PD-ja dhe kush duhet ta përfaqësojë atë, duke shtuar se nëse i bashkojnë kandidatët zgjasin agoninë e opozitës.
Abilekaj: Këto zgjedhje nuk janë të vlefshme për qytetarët, por janë të vlefshme për PD-në. PS nuk humbet nëse nuk fiton sepse i kanë të gjitha këshillat bashkiake. PS mund t’i fitojë edhe të 6 bashkitë, por nuk ka asnjë vlerë dhe ndryshim. Prandaj po shohim se PS po kandidon ata që janë në detyrë, pasi nuk do të jenë më në një mandat 4-vjeçar. PD nuk arriti të kishte një marrëveshje, pasi kemi dy palë që mundohen të marrin selinë dhe vulën e PD-së, pritet që këto zgjedhje të sjellin një të mirë në këtë aspekt.
Këto zgjedhje do të qartësojnë se nga anon PD-ja dhe kush duhet ta përfaqësojë atë. Kështu Meta u ka dhënë një mundësi të mirë për ta treguar pa përleshje këtë ngërç duke votuar për 6 bashki. Kështu përgjigjen edhe pyetjen e lindura nga 9 shtatori, nëse Berisha i ka humbur pikë PD-së apo Bashës i janë ngritur pikës pas këtij veprimi të kryedemokrati. Unë mendoj se kjo situatë është zgjatje e agonisë së PD duke u bashkuar me 6 kandidatë. Bashkimi i kandidatëve është kot dhe shmanget testi i PD-së që nuk u bë. Kandidatët duhet të jenë të veçantë.
Abilekaj shtoi se pas rezultatit të 6 marsit çdo njeri që do të rrezojë Edi Ramën do të rreshtohet me atë që do të dalë fitues, sepse ka më shumë peshë dhe mundësi kundër tij.
Abilekaj: Pas rezultatit të 6 marsit çdo njeri që do të rrezojë Edi Ramën do të rreshtohet me atë që do të dalë fitues, sepse ka më shumë peshë dhe mundësi kundër tij. Këto bashki nuk kanë vlerë, por kanë vlerë në raport me zgjidhjen e situatës në PD. Besoj se asnjërës nga palëve nuk u intereson një bashkim formal. Ato që i ndajnë janë të pamundura për tu bashkuar tashmë. Nëse harrohen gjëra të tilla askush nuk do të jetë i besueshëm. Askush nuk do t’i besojë se kanë një kauzë të drejtë më.