Sherret me dy reperëve më të njohur në Shqipëri, mesa duket kanë marrë fund.
Dy reperët, Noizy dhe Stresi kanë përmirësuar raportet pavarësisht se nuk kanë munguar deklaratat e forta kundrejt njëri-tjetrit.
Madje javën e kaluar, Noizy në emisionin “Why? Not në RTV Ora, i kërkoi Stresit që të hiqte dorë nga politika, pasi ky i fundit është një mbështetës i zjarrtë i Sali Berishës, ku dhe merr pjesë në protestat që organizon lideri historik i PD.
Mirëpo së fundmi Noizy, Stresi dhe Kozaku janë takuar së bashku, ndërkohë nuk dihet se çfarë i bashkoi treshen e njohur.
Foton e ka publikuar Kozaku në rrjetet sociale, krahas së cilës shkruan: Këta janë legjendat, të tjerë s’ka.