Kryetarja e komanduar e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako pritet të jetë edhe kandidatja që do të ketë PS në zgjedhjet e pjesshme lokale për këtë bashki.
Vendimi është marrë në mbledhjen e kryesisë së PS në këtë qytet, e cila zhvilloi mbledhjen një ditë pasi Presidenti Meta dekretoi datën.
Mësohet po ashtu se Sako ka marrë edhe mbështetjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa PS e Durrësit ka deklaruar se Sako ka menaxhuar me seriozitet periudhën pas tërmetit.
Sako për disa mandate ka mbajtur detyrën e drejtoreshës se shërbimeve publike ne bashkinë Durres.
Durrësi që prej fund nëntorit 2019 është pa kryetar bashkie, sepse kryebashkiakja Valbona Sako dhe dorëheqjen vetëm disa muaj pasi kishte marrë postin.
Ndërkohë që janë mësuar dhe emrat që pritet të jenë përballë saj nga opozita, e cila derimë tani duket se do të jetë e ndarë në këto zgjedhje. Komisioni i Rithemelimit pritet që të garojë në këtë Bashki me Ardian Mukën, ndërsa PD e Lulzim Bashës me Luan Hotin.