Beatriks Ramosaj nuk mundi të ishte sot në “Fun Club“, pasi siç tha moderatorja Dojna Mema ajo ndihet shumë e ngarkuar psikologjikisht.
Ndërkohë të ftuarit në studio shprehën keqardhjen, duke thënë se Beatriks nuk ka pse të ndihet keq sepse nuk ka bërë asgjë të keqe dhe për tu ndjerë në faj, referuar marrëdhënies që ajo ndërtoi me Donaldin brenda shtëpisë së “BBVIP”.
Aulona Musta: Ne e pamë që ajo harroi lojën se iu dha ndjenjës, ajo është e keqja e vetes, është e turpshme kjo urrejtje ndaj saj. Të vetmit të këqij janë ata që kënaqen me gjendjen e keqe të tjetrit.
Flavio Qarri: Jam zhgënjyer që nuk është këtu, nuk shoh arsye të jetë e ngarkuar psikologjikisht, për mendimin tim edhe historinë me Donaldin duhet ta kishte bërë më fortë, hyri si superstar aty, se ajo është një femrat më të bukura, dhe doli si shtëpiake që pret një djalë tani, ajo ka më shumë potencial se kaq, duhet të ishte më këmbëngulëse.
Aulona Musta: Kush e njeh Beatriksin e di që është shumë e ndrojtur, e paqtë dhe nuk ia do të keqen askujt.
Dagz: Beatriks është shumë pozitive, nuk ia do të keqen askujt, mbështetjen time e ka gjithmonë.