Rënie masive gurësh në aksin Milot–Burrel, rritet rreziku për aksidente

0
121

Në rrugën nacionale Burrel – Milot janë regjistruar paraditen e sotme rënie gurësh nga mali, duke rritur kështu rrezikun për aksidente rrugore dhe duke sjellë një kërcënim për jetën e personave që kalojnë me automjete në këtë aks.

Rënia e gurëve është regjistruar pranë Shkopetit, në afërsi të sektorit C, ndërsa si pasojë e gurëve që kanë mbushur rrugën, shoferët detyrohen të kryejnë manovra të rrezikshme, duke dalë edhe në korsinë tjetër, duke rritur kështu rrezikun e ndonjë aksidenti.

Për momentin, asnjë punonjës i firmës kontraktore nuk shihet në rrugë për pastrimin e gurëve, por në të mungojnë edhe forcat e policisë për të rregulluar qarkullimin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here