Sot 106 vjetori i vrasjes së Isa Boletinit, patriotit dhe luftëtarit heroik shqiptar

0
245

Sot 106-vjetori i vrasjes së Isa Boletinit, gjatë një shkëmbimi zjarri me malazezët në Podgoricë së bashku me 17 shoqëruesit e tij.

Kështu në 99 vjetorin e vrasjes së tij, janë rikthyer e eshtrave të tij në vendlindje.

Gjatë këtij momenti, oborri i kullës së heroit në vitin 2015 ishte i mbushur me familjarë të tij dhe me figura nga skena politike shqiptare.

Isa Boletini lindi më 15 janar 1864 në kullën e Boletinëve, afër Mitrovicës, patrioti shqiptar Isa Boletini u vra pabesisht nga malazezët në Podgoricë më 23 janar 1916, së bashku me djemtë e tij Halilin dhe Zahidin, dy nipërit dhe tre luftëtarë të tjerë.

Isa Boletini, vitet e rinisë i kaloi në vendlindje. Në prill të vitit 1881, si 17-vjeçar, ai mori pjesë në betejën e Shlivovës, ku u ndeshën trupat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me ushtrinë osmane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here