Federata shqiptare e Futbollit publikoi sot audio-përgjimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili kërcënon hapur institucionin e futbollit me një fjalor rruge gjatë mbledhjes së mbajtur pasditen e 23 janarit 2022 në prag të zgjedhjeve për shoqatën e Tiranës.
Publicisti Ilir Demalia në një lidhje të drejtpërdrejt për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma, është shprehur se rilinda po uzurpon shtetin dhe po ‘fut duart’ në çdo institucion.
Ilir Demalia: Politika i ka futur duart gjithandej, vetëm futbolli i kishte ngelur. Kjo gjendje ka ardhur sepse është lejuar kjo futje duarsh e pushtetit gjatë gjithë këtyre viteve, por sidomos rilindja po uzurpon në mënyrë të dhunshme dhe pa asnjë lloj fytyre, krejt hapur. Këta kanë marrë fuqinë në kontrollin e institucioneve, kanë marrë fuqinë në kontrollin e shoqërisë civile, një pjesë të medias.
Sipas Demaliajt, audio-përgjimi i Veliajt, vërteton se edhe zgjedhjet e 25 prillit u vodhën.
Ilir Demalia: U vërtetua se e dhe zgjedhjet e prillit janë të manipuluara dhe të vjedhura. Po të referohemi audios së Veliajt, tregon se në ç’mënyrë ky grup kriminal i Veliajt dhe i qeverisë Rama operon në jetën ë shqiptarëve, sa që arrin deri aty sa të kontrollojë edhe një shoqatë futbolli. Është e ndaluar që politika të ndërhyjë në shoqatat e futbollit.