Enca Haxhia është shumë aktive në rrjete sociale, ku publikon detaje rreth përditshmërisë së saj.
Ndërsa kur bëhet fjalë për jetën sentimentale dhe raporteve me djemtë, këngëtarja është e mbyllur “hermetikisht”.
Enca nuk e zbulon asnjëherë statusin e saj, ndërsa së fundmi ka bërë lëmsh rrjetin me një postim.
Në një bisedë me ndjekësit, ajo është pyetur rreth jetës private dhe përgjigjja e Encës nuk ishte shumë e qartë.
“A ke një të dashur?”- pyeti një ndjekës Encën.
“Ndoshta po, ndoshta jo”- i është përgjigjur këngëtarja.
Përgjigja vjen sipër një fotografie ku shihen dy duar të kapura.
Enca ka ndërmend të vazhdojë të qëndrojë akoma e rezervuar sa i përket kësaj pjese dhe nuk do të na zbulojë më shumë.