Vrasja në Lezhë: 17-vjeçari mori hakun e babait pas 10 vitesh, vrau vëllain e autorit

0
134

Vrasja në fshatin Manati të Lezhës ka ndodhur për motive gjakmarrjeje.

Sipas të dhënave të fundit mësohet se 17-vjeçari Florian Pervathi, ka qëlluar sot për vdekje vëllain e vrasësit të babait të tij.

Viktimë ka mbetur 65-vjeçari Lek Mark Lekgjonaj. Vëllai i viktimës, rreth 10 vite më parë kishte qëlluar për vdekje babain e autorit të krimit.

Pas krimit të rëndë, 17-vjeçari është dorëzuar në policinë e Lezhës, duke rrëfyer edhe ngjarjen.

Foto nga vendi i ngjarjes

Informacion nga policia:

Policia e Lezhës ka dhënë informacion zyrtar për vrasjen e ndodhur sot në mesditë në fshatin Manati, ku mbeti i vrarë 65-vjeçari Lek Lekgjonaj, teksa pak minuta pas krimit u arrestua dhe autori, një 17-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në një zonë rurale, pranë një banese në Manati.

Policia neutralizon dhe vë në pranga në kohë rekord, një 17-vjeçar që kreu vrasjen e 65-vjeçarit, para pak minutash, në fshatin Manati të Lezhës.

Shërbimet e DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Manati kishte të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Falë reagimit profesional e të menjëhershëm është bërë i mundur neutralizimi dhe kapja e 17-vjecarit Florian Përvathi.

17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin Lek Lekgjonaj, 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here