Kallëzimi në SPAK për Kadastrën dhe firmën Salillari sipas banorëve është bërë për mosveprim dhe veprim me vonese për legalizimin e banesave të cilat janë vonuar 17 vite si dhe për përfitim në tendera të paligjshëm.
Kallëzimi është depozituar në SPAK. Banorët kanë që në 2006 që presin të legalizohen banesat e tyre. Nuk kemi asnjë procedurë ligjore’, – deklaruan banorët.
Një tjetër banor tha për mediat se përgjigjet e legalizimeve kanë ardhur shumë vonë. Banorët në këtë zonë të kryeqytetit kanë bërë kërkesë në vitin 2005 dhe përgjigja ka ardhur para 1 jave. Ai tha se nuk janë kundër projektit, por para se të ndërmerren operacione duhet pikësëpari të zgjidhen ngërçet e krijuara.
‘Banesat atje janë ndërtuar në vitin 2000 ndoshta më herët. Është kthyer përgjigja për skualifikim para 1 jave. Ne duam që projekti të bëhet, por duam të ketë një respektim ligjor.
Të merren masat e duhura për t’i ardhur në ndihmë banorëve që i preken banesat. Duam që para se të nisin shembjet të merren masat dhe më pas të vijohet. Ne jemi pro projektit, por kostoja që na kanë ofruar është e lartë.
Ligjet shqiptare po shkelen me të dyja këmbët. I bëj thirrje institucioneve të dialogojnë t’i japin zgjidhje e më pas të vazhdohet me projektin’- u shpreh banori.