‘Të pastrehët që flenë në acar në shkallën ku ka lindur kryeministri’

0
187

Profesor Tritan Kalo ka lëshuar një britmë zemërimi pasi ka parë të pastrehë që flenë në shkallët e pallateve në Tiranë në këto ditë ngricash kur temperaturat natën bien nën zero.

Ai ka publikuar një foto ngjethëse dhe apel të rëndë për Kryeministrin e vendit, për lukuninë “pusht-shtetbërëse dhe politiqenët, siç i cilëson në zemërimin e tij.

“Mbrëmë dhe sot 24-orëshi më i ftohtë i këtij dimri, – shkruan Kalo. – Ndërkohë që “lukunia pusht-shtetbërëse” çirret për drejtësi e vijojnë shqyerjen e “tortës buxhetore”, qytetarë të saj e kalojnë acarin e natës në kushtet e mëposhtme

Mendoni e veproni edhe për ta. Vendi ku janë “strehuar” është ngjitur me shkallën ku ka lindur kryeministri ynë, pranë Bibliotekës “Musine Kokalari”, pallati 18, shkalla 1 në bulevardin “Zhan D’Ark”.

31 vite “qenëzënie” për prona, para e pasuri të patrashëguara dhe të pamerituara, nga ju të gjithë “politiqenët” tanë të të gjitha ngjyrave partiake, që për atdhe e komb keni vetëm çifliqet tuaja…kurrë mos harroni se edhe ata e jo vetëm, janë bij e bija të këtij vendi. Janë vëllezërit e motrat tona.

Quo vadis Shqipëria ime e këndej Drinit?!” përfundon mesazhi i profesorit të njohur.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here