“A thua që Shkodra nuk ka djem e vajza plot”/ Spaho tallet keq me emërimin e Alibeajt: Është bërë si Kiu Fiu që bridhte kurs më kurs

0
214

Pas dorëheqjes së Elidon Bushatit nga drejtimi i PD-së Shkodër, Basha ëmëroi në këtë post Enkeled Alibeajn, i cili njëkohësisht është edhe drejtuesi politik i qarkut Vlorë dhe mban postin e Kreut të Grupit Parlamentar të PD.

Pas këtij njoftimi ka reaguar përmes një statusi në Facebook, deputeti Edmond Spaho i cili nuk i kursen dozat e ironisë kundrejt Bashës dhe Alibeajt.

Spaho shkruan:

Urime te nxehta per kete sihariq!!! Sa shume kishim nevoje!!! U be deti kos.
Qe nga Shkodra gjer ne Vlore partia po shperndahet si vaji ne lakra. Ta dinte Fan Noli nuk do e kishte bere thirrjen qe te ngriheshin qe nga Shkodra gjer ne Vlore.
Pas doreheqjes se Kryetarit te grupit parlamentar dhe zevendesimin me Alibeajn, pasi e cuan drejtues politik ne Vlore ku me beteja legjendare kaliti celikun e Lulit, tani po e cojne ne Shkoder. A thua qe Shkodra nuk ka djem e vajza plot.
Eshte bere si Kiu Fiu qe bridhte kurs me kurs. I propozoj te marre me vehte si zevendes ne Shkoder Kapllanaj e Mallakastres per ta pasur “suksesin” te sigurte.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË
Duke e konsideruar qarkun Shkodër si një nga qarqet më të rëndësishme për Partinë Demokratike, Kryetari i Partisë Demokratike ka vlerësuar se qarku Shkodër ka të domosdoshme drejtimin nga një funksionar i lartë i PD dhe ka zgjedhur si Drejtues Politik të qarkut Shkodër, Nënkryetarin e PD dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj.
Duke falenderuar z. Helidon Bushati për rolin dhe përgjegjësinë e marrë në drejtimin e qarkut gjatë betejës elektorale të 25 Prillit dhe fokusimin e tij aktual tek beteja parlamentare kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës, Kryetari i PD shpreh bindjen se me drejtimin e ri politik, Partia Demokratike në Qarkun e Shkodrës do të jetë bastion i fuqishëm i PD dhe në krye të fitores së PD në gjithë Shqipërinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here