Meta tha në emisionin Now se 4 protestuesit e vrarë më 21 janar “i ka vrarë Edi Rama dhe Lulzim Basha”.
Ilir Meta tha se është informuar paraprakisht që në protestën e paralajmëruar të 21 janarit do të kryheshin vrasje.
“Në mëngjes më bie zilja te shtëpia ku rrija në Bllok. Vjen lajmi nga miqtë e mi të vjetër, nga jashtë. Më thotë vlerësoje këtë situatë se planifikohet se do të bëhen vrasje”, u shpreh Meta.
Meta tha se pas marrjes së këtij informacioni, lajmëroi Berishën se Rama dhe Basha kanë planifikuar të vrasin njerëz në protestë.
“Shkova te Berisha dhe i thashë se duhet t’i kërkojmë prokurorisë ta ndjekim këtë çështje sepse ata kanë planifikuar të vrasin njerëz në protestë”, tha Meta.