Presidenti Meta komentoi sot ne “Now” te Erla Mehillit edhe tensionin mes kryebashkiakut dhe FSHF, ku tha se: “Kryetari i Bashkisë, e ka treguar që ka nën kontroll SPAK-un dhe Prokurorinë, sepse ai e tregoi dhe dje që kontrollet në Federatën e Futbollit ishin të “rastësishme”. Siç ndodhi dhe me prishjen e Teatrit Kombëtar në momentin që çështja ishte në gjykatë. Ai është ndërtuesi i kullave në Tiranë, dhe ai vetë e thotë që nuk mund ta ndalojë më askush.”