Ngjarjet në FSHF, Sulejman Mema: Qeveria ka ushtruar presion, s’jam ndjerë mirë…

0
129

Një nga futbollistët më të mirë shqiptarë të gjeneratës së tij, Sulejman Mema, i ftuar në emisionin A Show të moderatorit Adi Krasta në Syri Tv, ka komentuar përplasjet e fundit në FSHF.

 

Mema thekson se qeveria ka ushtruar presion dhe se nuk është ndjerë mirë nga komentet e fundit në FSHF.

“S’jam ndjerë mirë nga komentet e fundit për FSHF. Unë mundohem të jem korrekt aty ku zhvilloj aktivitetin tim sportiv e jetën normale. Këto konflikte prishin futbollin. Mendoj se duhet që të minimizohen konfliktet dhe të zhvillohet futbolli. Erion Veliaj ka kërkuar ndjesë, hodhi edhe pak helm duke thënë se merr rrogë këtu e aty, unë nuk kam marrë lekë në shoqatë. Unë marr para aq sa marr si moderator, për mendimet që jap e që lidhet me pasionin tim, sportin.

 

Kam vënë re se kampionati shqiptar aktualisht ka shumë ekipe që janë në rivalitet. Kombëtarja jonë ka pasur boom dhe është në rritje. Vetëm në Itali janë 14 mijë vogëlushë me origjinë shqiptare që janë evidentuar, që të shohim të ardhmen, e jo më kot Kombëtarja është bërë faktor tani. Qeveria ka bërë presion, do të marrë FSHF-në. Projekti i Dukës është që të bëjë 100 fusha futbolli. Me Shakohoxhën kam pasur miqësi, ka ego për t’u përballuar me Dukën. Mendoj se Veliaj nuk e fitoi përballjen dhe UEFA nuk e lejon ndërhyrjen e politikës në sport”, deklaroi Mema.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here