Noka: Dështon takimi i Bashës në Patos, demokratët e braktisin

0
214

Demokratët e Patosit nuk e kanë pritur Lulzim Bashën në takimin për 31 vjetorin e themelimit të PD-së në këtë zonë.

Deklarata është bërë nga deputeti Flamur Noka, i cili në një lidhje direkte me SYRI TV, është shprehur se në orën 11:00 duhej të ishte zhvilluar takimi në Patos, por aty ishte vetëm Enkelejd Alibeaj dhe Basha është kthyer në rrugë.

’30 demokratë ishin nga Patos, 10 të importuar nga Mallakastra, 10 nga Lushnja dhe 10 nga Fieri, prandaj Lulzim Brava ktheu në rrugë dhe la vetëm Alibeajn ti përshëndeste këta 60 persona. Demokratët e Patosit, sot e kanë braktisur shoqatën e bravave’, u shpreh Flamur Noka në një lidhje direkte me SYRI TV.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here