Vrasja pasi kishin pirë mes miqsh, sa vite burg kërkon prokuroria për dhëndrin e Qazim Sejdinit: Të mos përfitojë lirim me kusht

0
146

Prokuroria ka dhënë konkluzionet përfundimtare në lidhje me vrasjen e Florian Lamçes, ndodhur në Elbasan në 30 Korrik të 2020-tës.

Prokuroria ka kërkuar 20 vite burg për Sokol Sanxhaktarin, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, i akuzuar për “Vrasje me dashje në bashkëpunim”. Po ashtu në kërkesën e prokurorisë thuhej se periudha e sigurisë që të vuaj dënimin e plotë dhe të mos përfitoj lirim me kusht;

Për Adriano Hajdarin, i akuzuar për ‘Vrasje me dashje në bashkëpunim’ u kërkua 20 vjet burgim dhe periudha e sigurisë që të vuaj dënimin e plotë dhe të mos përfitoj Lirim me kusht;

Për Amadeus Lamçjan, i akuzuar për “Moskallëzim krimi”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Deklarim i rremë” përpara oficerit të Policisë Gjyqësore u kërkua 6 vjet e 6 muaj burgim;

Për Mehmet Muçan, i akuzuar për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” u kërkua 6 vjet burgim.

Sanxhaktari, Hajdari dhe Florian Lamçja ndodheshin në një lokal në zonën e Elbasanit duke konsumuar pije alkoolike dhe nargjile. Lamçja u gjet nga policia i mbuluar në gjak dhe i zhveshur, ndërkohë pranë trupit të viktimës qëndronin të heshtur në këmbë Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari në pritje të uniformave blu.

Lamçja humbi jetën si pasojë e goditjeve të shumta në kokë me sende të forta. Në vendngjarje u gjet dhe u sekuestruar në cilësinë e provës materiale një karrige e thyer, ku besohet se ky ka qenë mjeti i fortë me të cilin viktima është qëlluar disa herë në kokë.

Nuk dihet me saktësi se cila ka qenë arsyeja e grindjes mes miqve, pasi dhe dy personat e arrestuar nuk kanë dhënë shpjegime konkrete, duke deklaruar se nuk kujtonin asgjë për shkak të gjendjes së tyre të dehur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here