Edhe Spiropali ironizon Bashën: Kryetari me pullë, sqaro pozicionin tënd në PD

0
147

Ministrja Elisa Spiropali ka replikuar në Kuvend me kryetarin e shkarkuar të PD-së, Lulzim Bashën.

Me ironi ajo uroi Bashën, duke iu drejtuar si ‘kryetari i PD’, referuar vërtetimin të gjykatës.

Sipas Spiropalit, Basha duhet të sqarojë njëherë pozicionin e tij në PD, ndërsa shtoi se zgjedhjet e 25 prillit nuk ishin masakër, por ata u mundën.

“Jeni me një vërtetim me pullë nga gjykata tani, urime zoti Basha.

Dëgjuam të njëjta përsatje që në se përsëriten në Kuvend do të kuptoni që është i njëjtë fjalim, i kam lexuar me ndryshim paragrafësh dhe theks të caktuar. Pra ajo shprehja që me fyell e keni dëgjuar i përshtatet më së miri në këtë foltore.

Dua ti kuptoj kryetari me pullë tek pullë që foltorja e Kuvendit nuk mund të jetë pellgu i plehut që ai derdh persatjet e tij.

Kur flet për masakër zgjedhore bën mirë që të sqarojë pozicionin e tij brenda PD, pastaj të kërkojë llogari.

Ne kemi kërkuar që komisioni i reformës zgjedhore të ngriheni. Nuk mund të vini këtu sa herë të kini probleme të brendshme dhe të hidhni baltë.

Zgjedhjet e 25 prillit nuk ishin masakër zgjedhore, por humbja juaj e radhës. Pranojeni këtë.

Ndoshta problemet e brendshme nuk do ju pengojnë kaq shumë. Humbja ishte për shkak të paaftësisë suaj për të bërë bashkë shqiptarët”, tha Spiropali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here