Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në seancën plenare në Kuvend u ndal të vështirësitë me të cilat përballet sot biznesi i vogël, ndërsa u shpreh se nuk ka marrë vëmendje e shtetit.
Sipas tij të vetmit që goditen janë bizneset e vogla, ndërsa sipas tij pronarë që ndodhen në kërkim ndërkombëtar për inceneratorë nuk dënohen.
‘Ata që janë në kërkim për inceneratorë paguhen me miliona. Pronarë që ndodhen në kërkim ndërkombëtarë paguhen rregullisht, ndërsa ai që shet dy pako biskota i kërkohet çdo dokument një më një. Nuk është thënë asgjë për borxhin 200 milion që u morën në nëntor , këtu ngrihet një piramidë borxhesh. Një butafori e shëmtuar po përdoret sot. Asnjë nuk shqetësohet për mbylljen e bizneseve të vogla. Në një periudhë ku meraku është për të dënuar të varfrit asnjë nuk flet për mbështetje. E gjithë kjo politikë ka prodhuar vetëm një korrupsion që sa vjen dhe po thellohet. Flasim për kontrollim parash, por kush do ta bëjë, këta që pastrojnë para më ndërtim kullash’, tha më tej ai.
(B