“Ngjarje që ka vetëm viktima”/ Avokati i 17-vjeçarit që vrau për gjakmarrje: Pati mungesë kujdesi që kur mbeti jetim

0
169

Avokati i 17-vjeçarit, Florian Përathi tha se pritej masa e sigurisë arrest me burg, kjo edhe për shkak të veprës penale, që sic u shpreh ai është me rrezikshmëri te theksuar shoqërore.

Sipas Andi Durajt, kjo është një ngjarje që ka vetëm viktima, por është edhe një çështje e madhe sociale, pasi shprehet se pati mungesë kujdesi për atë fëmijë që kur mbeti jetim.

Sot ishte seanca për vlerësimin e arrestit. Nuk është se pritej ndonjë vendim ndryshe, për shkak të veprës. Është vepër me rrezikshmëri të theksuar shoqërore.

Është rasti i parë kur ka dy viktima, një që ka ndërruar jetë dhe përfitoj nga rasti ti shpreh ngushëllimet dhe viktima e dytë që mendoj se nuk do jetë e fundit, është autori.

Nga pak të gjithë i kemi bërë fajtorë dhe i kemi nxitur të kryejnë këto krime, qoftë ne duke përcaktuar gjakmarrjen si vepër penale, qoftë media apo opinionin shoqëror duke i mbarsur me një urrejtje të tillë. Ishte mjaft i tronditur.

AI deklaratën e ka dhënë të plotë. Ngjarja është një nga ngjarjet më të rëndë, që siç e thashë ka vetëm viktima. Ju siguroj se është një problem i madh social.  Problemi qëndron tek mungesa e kujdesit që ka qenë për këtë person që në momentin kur ka mbetur jetim dhe deri sot”, tha Avokati.

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Florian Përvathin, i cili tre ditë më parë vrau bashkëfshatarin e tij, Lek Lekgjonaj.

Ndaj adoleshentit janë ngritur tre akuza  “Vrasja për gjakmarrje”, “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga nenet 78/a, 278/1 dhe 280 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here