Noka i përgjigjet ashpër Alibeajt pas akuzave: Nuk bëj pazare për të futur gruan në punë

0
292

Deputeti Flamur Noka ka reguar pas daljes së bisedave në Whatsapp me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla dhe ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja gjatë seancës së sotme plenare.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se ka komunikuar me Nikollën që t’i jepej fjala Berishës në Kuvend. Ndërsa në lidhje me ministrin e drejtësisë Ulsi Manja ai shprehet se duhet të pyesin atë për bisedën duke hedhur poshtë akuzat për pazare me socialistët

Postimi i plotë i Flamur Nokës:

Shoqata e Bravave sot nepermjes pengut te Kapllan Pallateve te 5 Majit paska ciceruar kunder meje. Une kurre nuk kam bere e as bej biseda per pallate te 5 Maji a tjeterkund, dhe as per para inceneratoresh sic ben kreu i shoqates me zevendesen e tij, apo media qe ju ben fushate atyre. Une kam komunikuar me Kryetaren e kuvendit qe ti jepet fjala ish Kryeministrit Berisha .Sms e tregon qarte. Ulsiun ta pyesin se pse kam komunikuar.

Nuk kam bere pazare qe te me fus ne pune gruan sic i ka kerkuar pengu i pallateve te 5 Majit .Flamur Noka i ka kerkuar te rrij larg pazareve Rama-Brava ne Diber .Jua thote vete ai pse debatuam. Se kush ben pazare shqiptaret e kane pare ne 17 Maj,..Milionat dhe karriket e ministrave nga Edi Rama i kane marre vetem kllounet e shoqates Basha – Bardhi ndersa Flamur Noka bashke me gjithe demokratet e vertete kane marre burgjet e regjimit ,gazin lotsjelles dhe 6 pale zgjedhje te humbura si fature e pazareve Rama – Brava

Ditet ne vazhdim do tregojne se pse deshtoi komisioni i inceratoreve e kush perfitoi e cfare ndodhi ne pazarin Rama-Brava

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here