Anëtari Komisionit të Rithemelimit Genc Pollo tha sot gjatë një interviste në Abc news se shpallja non grata e Berishës po i shërben kryeministrit Rama të vijojë vjedhjen e Shqipërisë. Në këtë rast Basha i shërben Ramës si repititor sinjali, tha Pollo.
Pjesë nga intervista:
Gazetarja: Zoti Berisha është shpallur non grata nga DASh. Si mendoni se kjo do të ndikojë në ecurinë e PD së rithemelimit.
G. Pollo: pyetje me vend. Sepse Ramës e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga skandalet e pasosura është të flasë vazhdimisht pér këtë çështje; madje të përfshijë edhe Presidentin Meta. (Në këtë pikë Lulzimi i shërben si ripetitor sinjali).
Për të kuptuar këtë mund të vijë në ndihmë historia jonë në tridhjetë vitet pas komunizmit.
Ju mbase nuk kishit lindur kur Fatos Nano në opozitë fajësonte diplomatët amerikanë në Tiranë për burgosjen e tij; madje i përshkruante si piratë me thikë në gojë. Disa vjet më vonë, në v. 1997, Nano u bë kryeministër dhe pati marrëdhenie të mira me ShBA.
Sali Berisha pas v. 1997 pati marrëdhenie të acaruara me ambasadorët amerikanë Lino e Limprecht. Kanë patur shkëmbime të hidhura në publik. Por ai u bë kryeministër në 2005, pati marrëdhënie të mira me ShBA; madje priti në Tiranë Presidentin George W. Bush në v. 2007, e para vizitë në historinë shqiptare dhe amerikane.
Një dyzinë vite më parë ambasadori amerikan Arvizu foli publikisht për një celulë antiamerikane në Tiranë. Nuk e kishte këtë për personelin e ABC NEWS TV por për organizatën pranë Edi Ramës. E megjithatë pak vite më vonë Rama u bë kryeminstër dhe siç e shohim ka marrëdhënie të mira me Washingtonin.
E thënë ndryshe nëse zoti Berisha, apo po të doni edhe zoti Meta, do të punonin që Shqipëria të bëhej satelit i Rusisë apo i Kinës (ruajna Zot) apo të lidheshin ngushtë me Republikën Islamike të Iranit apo me të ngjashmit e saj (ruajna Zot lutemi) atëhere ShBA do të bënte çmos që ata të mos vinin kurrë në pushtet dhe që të margjinalizoheshin në politikë. Nëse ata do të shpallnin si synim një shtet autoritar protofashist apo protokomunist ShBA demokratike do të ishte kundërshtare e tyre. Por këto situata nuk ekzistojnë; kush thotë të kundërtën ushtrohet në fantazmagori.
Këto nuk i them për të nënvleftësur përcaktimin ndalim hyrjes së majit. Por për t’a vendosur në kontekst. Dhe për të gjykuar e vepruar në mënyrë të pavarur.
Gazetarja: Si ju duken komentet e ambasadores Kim për situatën në PD?
G. Pollo: Fatkeqsisht kemi dëgjuar ekzagjerime të papranueshme. Druajtja ime është nxitja e një fryme antiamerikane në Shqipëri; edhe përtej “popullit opozitar”. Kjo nuk është në interesin e Amerikës por ata dinë vetë të mbrojnë interesat e tyre. Kjo është në dëm të interesave të Shqipërisë e për këtë jam i shqetësu