Xhixho: 70 % e të papunëve në Shqipëri janë me arsim të lartë ndryshe nga rajoni

0
108

Nga Erisa Xhixho

? Arsimi nuk është prioritet për këtë qeveri e cila nuk alokon buxhet për investime në infrastrukturë, për rritjen e pagës së mësesve dhe pedagogëve , për përmirësimin e kurrikulave dhe cilësinë e mësimdhënies.

? Studentët sot përballen jo vetëm me mungesën e infrastrukturës arsimore por mbi të gjitha me një kosto jetese të papërballueshme.

? 70 % e të papunëve në Shqipëri janë me arsim të lartë ndryshe nga rajoni.

? Papunësia ka rritur në mënyrë dramatike emigrimin, që sot është shndërruar në fatkeqësi kombëtare të shpopullimit.

? Sot arsimin duhet ta kthejmë në prioritet kombëtar pasi investimi në edukim është e vetmja mënyrë për të zhvilluar ekonominë, ndaluar shpopullimin , për të rikthyer shpresën tek një vend ku ecën i dituri, i afti mbi bazën e meritës dhe konkurrencës.

?Diskutimi im sot në Kuvendin e ??

E nderuar Zonja Kryetare e Kuvendit!
Të nderuar kolegë depuetë!

Sot diskutojmë projektligjin “ Për Ratifikimin e marrveshjes së Huasë ,ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe KFW, për rehabilitimin me eficence energjitike të konvikteve studentore të Universiteteve Publike në Shqipëri”, po ne në vazhdimësi kemi marre kredi pēr vepra të ndryshme publike ,por sot kemi detyrimin të ndajmë demagogjinë nga e vërteta për gjendjen në të cilën ndodhet arsimi sot dhe sa pak mbeshtetet ai nga buxheti i shtetit.

?Sipas raportit të fundit të UNICEF, mungesa e investimeve në arsim dhe tek të rinjtë, po largon të rinjtë në emigracion.

Ky raport tregon se fëmijët dhe prindërit e shohin emigracionin si një zgjedhje pozitive.

?Vendimi i thuajse 60% të maturantëve për të studiuar jashtë vendit pasqyron jo vetëm vlerësimin që kanë lidhur me perspektivat e tyre ekonomike, por edhe sistemin arsimor kombëtar.

?Shpenzimet publike për arsimin arritën vetëm 3.4 për qind të PBB-së në Shqipëri në vitin 2020, që është më pak se mesatarja e OECD-së (5.4%) dhe BE-së.

?Arsimi nuk është prioritet për këtë qeveri e cila nuk alokon buxhet për investime në infrastrukturë, për rritjen e pagës së mësesve dhe pedagogëve , për përmirësimin e kurrikulave dhe cilësinë e mësimdhënies.

Studentët dhe nxënësit që na ndjekin sot e prekin çdo ditë këtë realitet ,pa ngrohje në klasat dhe auditoret e tyre dhe kjo u vërtetua para disa ditësh kur u mbyllen shkollat për 3 ditë duke dëshmuar dështimin e gjithë inagurimeve dhe propagandës së kësaj qeverie.

Ku nxënësit tanë detyrohen të mësojnë me xhupa e të shkruajnë me dorashka në mes të dimrit.
Studentet tanë studiojnë pa laboratore , bibloteka dhe infrastukturë mbështetëse për t’i ndihmuar në thellimin e dijeve, shume larg standarteve që duhet të kenë universitetet tona .

?Kjo maxhorancë kishte merak që në buxhetin e 2022 të alokonte fonde për PPP ,për oligarkët dhe të paguante inceneratoret dhe jo për të rritur buxhetin për arsimin në 5 %PPB .

Studentët sot përballen jo vetëm me mungesën e infrastrukturës arsimore por mbi të gjitha me një kosto jetese të papërballueshme. Me prindër që vuajnë çdo ditë papunësinë , vuajnë rritjen e çmimeve të produkteve të shportës , të karburanteve dhe që sakrifikojnë çdo gjë për të edukuar fëmijët e tyre .

?Dhe gjithë sakrifica e madhe e prindërve shqiptarë për shkollim nuk shpërblehet me punësim.

?Këtë thotë studimi i fundit i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) që nxjerr në pah një tjetër plagë që sa vjen e thellohet. Papunësia në Shqipëri është tipar i njerëzve të shkolluar ndryshe nga vendet e tjera të rajonit dhe Europës.

?Të dhënat tregojnë se 70 % e të papunëve në Shqipëri ishin me arsim të lartë ndryshe nga rajoni.

Studimi i ILO-s vë në dukje se shumë njerëz punojnë në punë që nuk përputhen me nivelin e tyre arsimor.

Ky studim na tregon qartë dështimin e sistemit arsimor në Shqipëri, që nuk përputhet me kërkesat e tregut të punës, paaftësinë e qeverisë për të garantuar kushte për zhvillim ekonomik, punësim të sigurt, të mirëpaguar e në përputhje me edukimin e qytetarëve.

?Papunësia ka rritur në mënyrë dramatike emigrimin, që sot është shndërruar në fatkeqësi kombëtare të shpopullimit.

Propagandës me rritje ekonomike imagjinare i ka dalë boja, shqiptarët e dinë se e jetojnë çdo ditë këtë realitet.

?Nëse pyet sot studentët shqiptar, 90% e tyre duan të ikin nga vendi për të ndërtuar të ardhmen e tyre gjetkë duke aspiruar Gjermaninë dhe vendet europiane ku tregu kërkon infermierët dhe mjekët tanë sepse ne nuk kemi arritur ti ofrojmë një pagë dinjitoze dhe një vend të sigurtë që funksionon në bazë të meritës dhe konkurrencës dhe jo nëpërmjet klientëve pranë qeverisë.

Ne duhet të dëgjojmë me kujdes dhe të reflektojmë , e sidomos pas protestës së studenetëve para 2 viteve ,ku me të drejtë u ngritën për të drejtat e tyre që shkeleshin çdo ditë për të kuptuar revoltën e tyre ndaj padrejtësive në këtë vend.

?Ndaj sot ka një këmbanë alarmi për të gjithë ne për të ardhmen e të rinjve tane , ne duhet që arsimin ta kthejmë në prioritet kombëtar pasi investimi në edukim është e vetmja mënyrë për të zhvilluar ekonominë, ndaluar shpopullimin , për të rikthyer shpresën tek një vend ku ecën i dituri, i afti mbi bazën e meritës dhe konkurrencës.

Nëse nuk veprojmë sot me tërë fuqinë tonë , të rinjtë do tju refuzojnë masivisht duke zgjedhur të largohen nga vendi ku ata do kishin dëshiruar aq shumë të jetonin ,por që kjo qeveri ja pamundësoi duke mbajtur këtë përgjegjësi historike mbi supe.

Faleminderit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here