Ne Komisionin e Ligjeve ishin sot banorë te “5 Majit” , ku nje prej tyre tha se ai ka ne pronesi nje shtepi private dhe tani i ofrohet nga qeveria nje hyrje ne pallat.
Ledjon Mziu: Unë kam 239 metra katrorë banesë dhe 187 metra katrorë hapësirë. Si mund të më marrësh këtë pronë dhe të më japësg 303 metra katrorë pallat. Unë kam zgjedhur të jetoj në shtëpi private, pse duhet të më detyrojë shteti të jetoj në pallat. Pse? Ne jemi tre kurora që jetojmë në shtëpi dhe kemi bërë dhe shtesa. Të gjitha i kam në proces legalizimi, por nuk po i llogaris fare këto. Po llogaris të tjerat. Mua shtëpinë s’ma ka prishur as tërmeti. Ma shembën me vetëm një njoftim ku më kërkuan të dal jashtë, pa firmos asnjë marrëveshje. Më është shembur shtëpia vetëm me një vnedim të IKMT-së pa një vendim të Këshillit Bashkiak dhe pa asnjë vendim Gjykate. Meqë jemi në Komisionin e Ligjeve, më thotë dot njeri a ka shpërdoruar detyrëm IMT? Ma shpjegon dot njeri?
Klotilda Bushka: Ne nuk bëjmë dot Gjykatbn këtu, mund t’i padisni.
Ledjon Mziu: I kam paditur, s’më ka marrë njeri parasysh asgjë.