Bumçi: Tre eurodeputetë i sollën letër Bashës, i kërkuan që të pranojë 11 Dhjetorin

0
139

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Aldo Bumçi i ftuar në “Radarin Informativ” në Abc është pyetur nëse përfaqësues të Partisë Popullore Europiane janë ofruar që të negociojnë krizën e brendshme në Partinë Demokratike. Bumçi tha se ka një letër të 3 eurodeputetëve për Bashën, në të cilën sipas tij i kërkojnë që të pranojë Kuvendin e 11 dhjetorit, të mbledhur nga ish-kryeministri Berisha.

“PPE ka si qëndrim që ne nuk përfshihemi në çështje te partive. Ka një letër të tre eurodeputetëve gjermane, në PPE dhe një eurodeputeti një vendet e rajonit që i drejtohen Bashës që të pranojë 11 dhjetorin. Kriza në PD është zgjidhur me 11 dhjetor nga demokratët. Ne do vazhdojmë betejën kundër Ramës”, tha Bumçi.

Ishte kreu i PBDNJ Vangjel Dule ka deklaruar dje se përfaqësues të PPE janë ofruar që të negociojnë krizën e brendshme në Partinë Demokratike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here