Çfarë nuk u tha për shembjet te Rruga “5 maji”?!

0
282
Nga Adriana Kalaja
Më bën përshtypje se kur fillon analiza e skandaleve të regjimit Rama, dikush i sponsorizuar dhe dikush i paguar, rreken ta fillojnë analizën nga fundi.
E njëjta gjë ashtu si në të gjithë rastet ndodhi edhe në këtë rast:
1. Pse nuk jepet vlera e pronës së shpronësuar?
2. Pse policia vepron dhunshëm?
3. Pse……..?
Pyetje të shumta të cilat jo vetëm që mbesin sistematikisht pa përgjigje por, dhe devijojnë thelbin e problemit.
Nëse i referohemi fotove të mëposhtme, gjeneza e asaj që ndodhi dhe që do vazhdojë gjatë është VKM-ja Nr.78 datë 31.01.2020.
E kam theksuar në dy intervistat e mia si te Syri Tv ashtu dhe te Ora News se kjo është VKM korruptive, por çuditërisht shuhen me apo pa dashje dhe më e rëndësishme është se kush puthi kë te BBV.
Dhe më ka ndodhur shpesh te denoncimet që bëj, duke mu hequr edhe emri në mënyrë abuzive, por nuk është ky problemi i këtij statusi.
Mua me pëlqen të mbaj marrëdhënie korrekte me të vërtetat dhe provat.
Atëhere pse them që kjo VKM është korruptive?
E para se ky Kryeministër nuk bën të kundërtën dhe e dyta, në asnjë pikë në këtë VKM, nuk flitet për prishje ndërtesash me qëllim strehimin e banorëve të prekur nga tërmeti aq më pak nga zona të tjera.
Se në këtë pikë qëndron edhe ana korruptive e kësaj VKM-je.
Pse këto ndërtime nuk bëhen në atë zonë ku dhe banesat janë prishur?
Sepse aty për interesa korruptivë, do ndërtojë një kryetar bashkie tjetër.
A mund të zgjidhet problemi nga një fatkeqësi natyrore duke krijuar një fatkeqësi tjetër dhe kjo e fundit e lidhur ngushtë me interesa korruptivë?
Po nuk del sipërfaqa në zonat e prekura që këto familje në mënyrë abuzive të largohen nga vendi ku kanë lindur, ku kanë kaluar raste gëzimi apo hidhërimi dhe ku jeta i lidh me natyrën, ose sic i njohim me faunën dhe florën e zonës?
Po jo pra se pas 5 viteve kur të mbarojnë Kullat te Rruga: “5 maji”, edhe ky skandal do harrohet ashtu si dhe të gjithë skandalet e tjera në këto 8 vite dhe nuk do bëjmë abaluzën se Kullat u bënë për familjet e prekura nga tërmeti i natyrës apo ato nga tërmeti i regjimit Rama.
Se nuk janë të gjithë si Abi Erdoģan.
Sepse sipas gërmës a., të pikës 2., të kësaj VKM-je, ngarkohet Bashkia Tiranë të:
“a. Ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të ndërtuara.”.
Shikoni ndonjë pikë këtu ju që do shemben banesat ekzistuese aq më shumë për strehimin e familjeve nga zona të tjera?
Absolutisht jo.
Edhe institucionet zbatuese do ishin:
1. Bashkia Tiranë.
2. Ministria e Rindërtimit.
Rrjedhimisht na lind pyetja se çfarë lidhje ka Ministria e Infrastrukturës që këtë VKM e lidh me shpronësimin?
Sipas fotove që kam publikuar më poshtë, shihet qartë se Ministrja punëmbaruar Balluku i kërkon shpronësimin e këtyre pronave Ministrit super punëmbaruar të Rindërtimit Ahmetaj.
Ajo që bie në sy është fakti se nga data 31.01.2020 kur është dhe data e VKM-së, pika e dobët e KM Balluku, kujtohet pas 1 vit e 6 muaj (shkresa mban datēn 12.06.2021).
Pra, ndërkohë që banorët e prekur nga tërmeti vazhdonin të ishin në qiell të hapur, ministrja Balluku ishte e zënë të bënte 2 faqe letër.
Nuk ka faj.
Është shumë e ngarkuar……
Dhe deri kur Kullat të përfundojnë, sa kohë do u duher të presin pa një kulm ku të fusin kokën si ata që i zuri tërmeti i Zotit edhe këta që i zuri tërmeti i Robit (Ramës).
Po çfarë ndodh realisht në të tilla raste?
Mafia e ndërtimit që fillon te Rama dhe mbaron te Lamja i Kadastrës, bëjnë kontroll të imtësishëm nē zonat ku mbizotërojnë:
1. Banesa të parregjistruara ne AKSH.
2. Banesa të palegalizuara.
Dhe nga këtu mjeshtrat fillojnë punën.
Fillojnë punën se harrojnë që Kodi Civil njeh pronar poseduesin e pronës mbi 20 vjet me anë të “parashkrimit fitues”, fakt i cili i bën këta qytetarë fitues të betejës ligjore deri në Strasburg.
Fillojnë punën se e dinë se “shoqëria civile”, kryesisht juristët, paguhen për të devijuar çështjen nga thelbi.
Paguhen edhe për ngritjen e padive që i shërbejnë qartësisht pyshtetit.
Sepse askush nuk thotë se nuk jemi përpara rastit të shpronësimit për interes publik i cili kërkon qartë se:
a. Nuk ka asnjë alternativë tjetër (p.sh.m rruga do kalojë aty se nuk ka mundësi tjetër).
b. Shpronësimi ndaj pronarit duhet të jetë e njëjtë me atë që i merret.
Dhe çfarë thotë Rama & CO?
Na dha të drejtë gjykata.
Sepse asnjëri nga këta “avokatët” që sponsorizohen nga “shoqëria e hapur”, nuk e fillon me fajësinë e personave përgjegjës për të kaluar te shpërblimi dëmit tē shkaktuar.
Çdo gjë ka skenar.
Çdo gjë është e programuar.
Le të vijojmë.
Pse nuk ka afat përfundimi ndërtimi i pallateve (Kullave në fakt)?
Pse nuk i jepet marëveshja banorëve se kur do hyjnë në banesa dhe sa është sipërfaqja që përfitojnë?
Pse nuk publikohet projekti i ndërtimit dhe pse nuk bëhet publik në objekt?
Ka shume Pse?????? por le të vazhdojmë me piken ekzekutuese të kësaj VKM-je.
Sipas pikës 2., të kësaj VKM-je, ngarkohet Bashkia Tiranë për zbatimin e saj.
Pse po merem me Bashkinë Tiranë, nisur nga fakti se në rastin konkret se është thjesht njësia zbatuese e kësaj VKM-je?
Sepse ashtu si e thashë më sipër, asnjë veprim nga ky regjim nuk është rastësorë.
Në shtator të vitit 2020 Këshilli Bashkiak Tiranë, vendos krijimin e shoqërisë “Tirana DC”sh.a, me objekt: “Projektim, rindërtim, ndërtim, zbatim, kolaudim të ndërtimeve të të gjitha llojeve.”, (fotot Nr.4 dhe 5).
Mbi bazën e kësaj VKB-je, në 03.11.2020 në QKB rregjistrohet kjo shoqëri që çuditërisht fjalinë e objektit të aktivitetit e kthen në 1.5 faqe lloje aktiviteti (sipas fotove Nr.6, 7 dhe ?, që do ta kishte zili kompania më e fuqishme në rajon.
Pse e sjell këtë argument?
Sipas këtyre të dhënave, rindërtimi do bëhej nga kjo shoqëri, ndërkohë që kapitali i saj është 50,000,000 lekë.
Pra, rindërtimi do bëhej nga kjo shoqëri që nuk ka në dispizicion të saj as burime njerëzore dhe as makineri apo mjete të nevojshme për të kryer një punë të tillë.
Ne si Aleancë e kemi kallēzuar në SPAK më 5 janar 2021 këtë shoqēri.
Madje kemi shkuar deri aty sa kemi argumentuar se kjo shoqëri do përdoret për pastrim të produkteve të veprave penale (objekti i kallëzimit foto Nr.11), çuditërisht disa ditë para se dilnin përgjimet e antimafias italiane lidhur me grupin mafioz Ndragheta.
Askush nuk e mori seriozisht.
As opozita e Lulzim Bashës.
Po kështu denoncuam edhe konfliktin e interesit të anëtarëve të Këshillit të Administrimit ku dallon i super paguari me 13 paga Mazniku si dhe të kudo ndodhurin Redi Molla, njëkohësisht edhe ekspert kontabël (edhe ekspert i një liste shumë të rëndësishne që disponon).
Ashtu siç shihet më poshtë, mbase kalkëzimi ynë penal i ka detyruar këta të babzitur të zëvëndësojnë ekspertin kontabël Redi Molla.
Dhe sot jemi në pikën që është kjo shoqëria e personit të kallëzuar nga ne 12 herë në SPAK , Veliaj që do ndërtojë qindra mijëra m2 në Tiranë dhe jo vetëm.
Por a ka kapacitete kjo shoqëri për të bërë ndërtime të këtyre kapaciteteve?
Absolutisht jo.
Mjafton të shikoni fotot më poshtë dhe të kuptoni se kjo shoqëri ka vetëm 50,000,000 lekë në bankë dhe asnjë aset tjetër.
Edhe nga raporti i ekspertit kontabël që ka zëvëndësuar Redi Mollën, kjo shoqëri nuk ka asnjë aset.
Atëhere pse duhet kjo shoqëri?
Sepse në mungesë të aseteve dhe të drejtës së dhënë kësaj shoqërie për të bërë (ri)ndërtimin, ajo legjitimohet që me kontrata NËNKONTRAKTIMI, të përzgjedhë kompaninë që do bëjë ndërtimin.
Pra eleminohet tenderi dhe kontrolli i KLSH-së.
Kaq e thjeshtë është.
Deri sa të mbarojë ndërtimi i Kullave, do jetë harruar edhe kjo histori si shumë të tjera.
Rëndësi ka të marim info se çfarë bëri Beatrix, Donaldi apo ata artistë antiart të dështuar këshillrarë të banditit Veliaj.
Kush të bindet në këto që thashë edhe mund ta shpërndajë por pa hequr emrin tim.
Se është bërë e modës.
Se nesër fillojnë të gjithë “avokatët”, e protestave dhe fillojnë “luftën” si Lulzimi.
Për të mos përmëndur ata “aktivistët” që paguhen për të përçarë protestat dhe “qajnë” për dhunën e ushtruar ndaj prorestuesve.
As për ata që “protestojnë” sot dhe nesër do përfitojnë m2 falas në këto Kulla si kundrashpërblim për shërbimin që i kanë bërë regjimit.
Ps: Ndjesë Ina Zhupës me K në mes se jam kam vonuar atë denoncimin……., por skandalet e shumta të regjimit Rama-Basha nuk po më lënë kohë.
 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here